Fokus

Isa Mustafa flet për përplasjen Veliu – Osmani

Autori: Gazeta inFokus 15:09 | 15 January 2020

Dy nënkryetarët e LDK-së, Agim Veliu e Vjosa Osmani, bën edhe publike ndasitë e tyre.

Agim Veliu mbrëmjen e së martës shkroi një status të gjatë kundër ofertës së fundit të Vetëvendosjes, shkruan gazeta inFokus.

E menjëherë me një status tjetër i reagoi bashkëpartiakja Vjosa Osmani, e cila ishte goxha e ashpër kundrejt Veliut e pro koalicionit me Vetëvendosjen.

-Advertisement-

Ndërsa këtë të mërkurë, shefi i këtyre të dyve në parti Isa Mustafa doli para mediave.

Kështu ai nuk u la pa u pyetur për këtë rast, derisa Mustafa tha që LDK është parti e madhe e mund të ketë edhe qëndrime të ndryshme, shkruan gazeta inFokus.

“Na kemi një parti të madhe, shumë të madhe, e që njerëzit kanë të drejtën të thonë mendimet e tyre por ajo që është me rendësi që nuk e kemi trajtuar letrën e Lëvizjes Vetëvendosje e ajo nuk do trajtohet por parimet tona të marrëveshjes e mbi këto parime ose vazhdojmë ose nuk vazhdojmë të bëjmë marrëveshje”, tha Mustafa./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera