Lajme

Isa Mustafa e konfirmon, nuk do të takohet me Albin Kurtin sot

Autori: Gazeta inFokus 10:50 | 04 December 2019

Të hënën u takuan, por nuk arritën marrëveshje.

Pastaj, u tha që do të bëhet një takim tjetër, me këtë synim, shkruan gazeta inFokus.

Mediat raportuan se takimi i radhës do të mbahet sot, të mërkurën.

Por, shefi i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë që këtë ditë nuk do të takohet me Kurtin, shkruan gazeta inFokus.

Këtë Mustafa e tha para takimit me kryetarin e Grupit të EPP-së në Parlamentin Evropian, Manfred Ëeber, në një prononcim për T7.

Ky vendim erdhi pas akuzave e kundërakuzave ndërmjet zyrtarëve të të dy partive.

E mosmarrëveshjet për të arritur koalicionin në mes të LDK-së e Vetëvendosjes dolën në pah, për shkak të ndarjes së ministrive, postit të kryeparlamentarit dhe presideniti./Gazeta inFokus/

Të tjera