“Isa Mustafa e kishte të garantuar me dokument që Asociacioni nuk do të kishte kompetenca ekzekutive”
Autori: Gazeta inFokus 23:03 | 06 March 2023
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se miratimi i marrëveshjes së parë për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe ka ardhur fillimisht mes një letërkëmbimi mes ish-kryeministrit, Hashim Thaçi dhe ish-kryediplomates së Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.
“Ne deri më 2013 gjithçka në koordinim me partnerët ndërkombëtarë kemi reagua njëanshëm. Njëanshëm e kemi nënshkruar Rambujenë, njëanshëm e kemi shpallë pavarësinë, thuhet pavarësi e koordinuar me partnerët ndërkombëtarë dhe njëanshëm është ratifikuar letërkëmbim mes Mogherinit dhe Qeverisë së Kosovës. Ajo ka qenë letërkëmbim mes zonjës Mogherini dhe ish-kryeministri Thaçi për arritjen e një marrëveshje e cila më pas është përkthyer në ligj sepse është ratifikuar dhe është nënshkruar prej presidentes Jahjaga”, ka deklaruar Haziri.
Tutje ai ka shtuar se ish-kryeministri, Isa Mustafa e kishte të garantuar me dokument që Asociacioni nuk do të ketë elemente ekzekutive, çka sipas Hazirit, Kurti nuk e ka një garancion të tillë.
“Në 2015 ish-kryeministri Mustafa e ka punuar aneks-dokumentin, marrëveshja për implementim e 2013 dhe ajo i ka elementet e Kushtetueses dhe dokumentin me garancion prapa që Asociacioni nuk mund të ketë të drejta ekzekutive, nga zonja Mogherini. Ai dokument është pjesë e negociatave. Z. Mustafa e ka dëshmuar dhe e ka publikuar. Kjo marrëveshje tani nuk i ka këto siguri”, ka thënë ai në ResPublika në Tëvë 1.
Haziri ka thënë se opozita ka mirëkuptim me partnerët ndërkombëtarë.
“Ne e kemi tërhjek vëmendjen dhe kemi biseduar fillimisht me strukturat, kryetari i LDK-së ka aktivizuar mekanizëm të brendshëm të debatit dhe i ka vlerësuar në detaje të gjitha dokumentet e procesit dhe pritjet e tona, natyrisht me të gjithë partnerët përfshirë QNINT-in, vizita në Amerikë dhe Bruksel, vizita në regjion që i kemi pas në Shqipëri e Maqedoni të Veriut dhe ne kemi ardhë në përfundim që kjo pjesë e procesit neve na dallon se ne mbështesim dialogun, kryeministri është i vetmi organ që udhëheq e Qeveria miraton dokumente dhe politika, që Kuvendi është i vetmi organ që miraton marrëveshje. Dallimi ynë është me përmbajtjen e marrëveshjes. Kemi tërheq vërejtjen, kemi thanë të lutem ke kujdes, por ne jemi të gatshëm të ndihmojmë. Mirëkutpimi i partnerëve me opozitën ekziston. Ne këtë nuk e kemi shqetësim”, deklaroi Haziri.
Të tjera
-
Berisha thotë se Kurti ka inskenuar incidentin në Skenderaj: Ka shkuar me 30 xhipa
Zafir Berisha nga Nisma ka thënë se kryeministri, Albin Kurti dhe LVV-ja kanë...
-
Parashikimi i motit për të enjten
Për të enjten parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët në orët e mëngjesi...
-
E burgosura që e fali presidentja kishte shkaktuar vetëaksidentin ku kishin vdekur dy shoqet e saj në Ferizaj
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani sot për herë të parë që prej ardhjes në kr...
-
Zhduket 15-vjeçari nga Fushë Kosova, babai kërkon ndihmën e Policisë
Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i g...
-
Për herë të parë Osmani falë një grua të burgosur në Lipjan, presidenca tregon arsyen
Zyra e presidentes, Vjosa Osmani, njofton se bazuar në kompetencat kushtetues...
-
Imri Ahmeti falenderon Torinën dhe Poturovcin: Bastion i pathyeshëm i LDK-së
Torina dhe Poturovci kanë pritur me një tubim madhështor, kandidatin për depu...
-
Nikaj: Hamza duhet të jetë kryeministër i ardhshëm, asnjëherë nuk bëri ndasi politike te qytetarët
Bernard Nikaj, kandidat i PDK-së për deputet, në emisionin “Debat Plus” në Rt...
-
Rasti i drogës 5 milionëshe, caktohet paraburgim ndaj të ekstraduarit nga Shqipëria
Gjykata Themelore e Pejës ia ka caktuar një muaj paraburgim Erion Etemajt, i ...
-
Daut Haradinaj: Ligjin për Parkun Kombëtar të Bjeshkëve të Nemuna duhet ta ndryshojmë
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...
-
Nesër mbahet seanca gjyqësore ndaj Tefik Mustafës
Nesër, më 30 janar 2025, në ora 11:30, në Gjykatën e Lartë në Beograd do të m...
-
Fitim Haziri vlerësohet si deputeti që ka realizuar premtimet për komunën nga vjen
Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosjes, Fitim Haziri, është vlerësua...
-
SHBA pezullon fondet e disa programeve të mëdha në Kosovë
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë ka dërguar një notë diplomatike ku...