Lajme

Isa Mustafa dhe Agim Veliu bëjnë fushatë në Podujevë, brohoriten nga aktivistë të Vetëvendosjes

Autori: Gazeta inFokus 14:17 | 27 November 2020

Dy ditë para zgjedhjeve për kryetar komune, është tensionuar situata në Podujevë.

Në disa video që ka siguruar GazetaBlic, shihet se në sheshin e qytetit të Podujevës janë grumbulluar simpatizantë të të dyja partive, VV dhe LDK.

Pikërisht aktivistë të LVV-së, kanë brohoritur pak para se në këtë shesh të zbriste kreu i LDK-së, Isa Mustafa, në ditën kur edhe mbyllet fushata për zgjedhjet e parakohshme.

-Advertisement-

Ndryshe, zgjedhjet në Podujevë do të mbahen këtë të dielë. Në garë për kreun e komunës janë tre kandidatë. Nexhmi Rudari (LDK), Shpejtim Bulliqi (VV) dhe Naim Fetahu (PDK).

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera