Lajme

Isa Mustafa dëshiron të bëhet president i Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 20:22 | 17 October 2019

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka deklaruar se dëshiron të bëhet president i Kosovës

Mirëpo sipas Mustafës tani kjo nuk është tema kryesore në negociatat midis Lidhjes Demokratike të Kosovës që e drejton vet dhe Lëvizjes Vetëvendosje të Albin Kurtit.

“Është një nder i veçantë që dikush me mbyll karrierën e vet politike me një përgjegjësi ndaj qytetarëve të republikës së Kosovës, mirëpo nuk jam unë ai që mund ta bëjë veten president, e as që do ta imponoj veten si president të vendit”, ka thënë Mustafa.

-Advertisement-

Marrëveshja mes VV’së dhe LDK’së nuk mund të arrihet nëse ka kushtëzime nga ana e VV’së.

“Ne do të ulemi me letër të bardhë përpara pa asnjë kusht, askush nuk mund të thotë që ‘eja të ulemi në tavolinë, por tri ministri i kam nda për veti derisa shtatë tjera nga dhjetë janë të hapura për negociata’”, është shprehur Mustafa.

E pse LDK doli e dyta në këto zgjedhje dhe jo e para, Mustafa tha se është lënë anash diaspora.

“Arsyeja themelore pse kemi dalë në vend të dytë është se nuk e kemi pasë diasporën”, ka shtuar Mustafa.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera