Lajme

Isa Mustafa: Demarkacioni është punë e kryer

Autori: Gazeta inFokus 21:24 | 16 November 2019

Përplasje mendimesh ka pasur ndërmjet Albin Kurtit të Vetëvendosjes dhe Isa Mustafës të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Kjo për shkak të demarkacionit, për çka Mustafa ka thënë se është punë e kryer.

Me hedhjen e gazit lotësjellës në Kuvend, Vetëvendosje nuk arriti ta ndalë demarkacionin me Malin e Zi.

Por, rishikimin e saj, kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, u zotua ta bëjë porsa ta marrë postin e kryeministrit.

-Advertisement-

Për këtë ambicje foli edhe kru i LDK’së, Isa Mustafa, ku tha se çështja e demarkacionit konsiderohet punë e kryer.

“Në çoftë se ka vullnet nga Mali i Zi që kjo çështje të shqyrtohet edhe një herë. Por, në pikpamje juridike legale, marrëveshja është ratifikuar nga të dyja kuvendet e shteteve”, ka thënë Mustafa.

I pari i LDK’së foli edhe për taksën, sipas tij masa e reciprocitetit është zgjidhja e problemit.

“Unë mendoj se masa e reciprocitetit e zgjidh problemi”, ka thënë Mustafa.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera