Lajme

Isa Mustafa del pozitiv me koronavirus

Autori: Gazeta inFokus 14:25 | 10 July 2020

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Mustafa përmes një postimi në llogarinë e tijë në facebook, shkruan Gazeta Infokus.

“Të nderuar miq.Sot, pas analizave te kryera, kam rezultuar pozitiv me Covid-19.
Përveç një plogështie, nuk vërej ndonjë shqetësim tjetër shëndetësor. Anëtarët e tjerë të familjes nuk janë të prekur.Ditet në vijim to të jem i izoluar.Apeloj te të gjithë për kujdes maksimal! IM”, ka shkruar ai.

-Advertisement-

Më herët edhe  disa anëtarë të LDK-së kanë bërë të ditur se janë të infektuar me koronavirus.

Lumir Abdixhiku kishte njoftuar se ishte i infektuar me koronavirus tri ditë më parë. Pak më herët, pozitiv kishte dalur deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli, ashtu si edhe shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera