Lajme

Isa Mustafa arrin në zyre të LDK-së, pas pak fillon mbledhja ku pritet të merren shumë vendime

Autori: Gazeta inFokus 13:46 | 30 November 2020

Humbja e zgjedhjeve në Podujevë, ka shtyrë kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, që të mbledh Kryesinë dhe deputetët e partisë së tij.

Gazeta Blic, mëson se tashmë kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka arritur në zyret qendrore e partisë së tij, ku pas pak pritet të arrijnë edhe deputetët dhe zyrtarët tjerë.Temë kryesore në këtë mbledhje, do të jetë humbja e zgjedhjeve në Podujevë dhe rrugëtimi i ardhshëm politik i Lidhjes Demokratike të Kosovës.Në këtë mbledhje do të diskutohet zgjedhja e presidentit të ri, por pa përjashtuar edhe diskutimet për çështje të brendshme të Lidhjes Demokratike.Kështu të paktën i ka thënë ky burim gazetës.

“Tashmë ka arritur Isa Mustafa në zyre të LDK-së. Pas pak pritet të bashkohen dhe deputetët dhe zyrtarët tjerë të partisë. Do të diskutojmë për humbjen e zgjedhjeve në Podujevë, por edhe për shumë çështje të tjera të brendshme partiake por edhe për presidentin e ri”, i ka thënë ky burim Gazetës Blic.Gazeta Blic do ju mbajë të informuar për këtë mbledhje dhe vendimet eventuale të saj.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera