Lajme

“Isa Boletini” për të pestin vit radhazi pa vërejte nga auditimi

Autori: Gazeta inFokus 17:52 | 21 June 2022

Për të pestin vit me radhë nuk është gjetur asnjë vërejtje nga Zyra Kombëtare e Auditimit sa i përket menaxhimit financiar në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë (UMIB).

Kjo konkluzë ka dalë nga raporti i publikuar nga Zyra Kombëtare e Auditimit për pasqyrat financiare vjetore (2021) për Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), gjegjësisht për nën-programet që funksionojnë në kuadër të kësaj ministrie, pjesë e të cilës është edhe UMIB.

Rektori i UMIB-it, Alush Musaj, tha se tashmë është krijuar një traditë e menaxhimit të mirë në këtë institucion.

-Advertisement-

“Me këtë rast dua ta përgëzoj Drejtorinë për Buxhet dhe Financa dhe të gjithë punëtorët e administratës për punën e tyre profesionale”, ka thënë Musaj.

Drejtori për Buxhet dhe Financa, Besim Kurti, tha se procesi i auditimit në UIBM është kryer në përputhje me Standardet Ndërkombëtare të Institucioneve Supreme të Auditimit (SNISA).

“Sipas këtyre standardeve është prezantuar dhe kontrolluar dokumentacioni i kërkuar duke dhënë mundësinë e konsultimeve të përgjegjësve që mbulojnë fushat që ishin objekt i kontrollit. Dosjet e kërkuara ishin të mjaftueshme që auditori i përgjithshëm të jep opinion profesional lidhur me menaxhimin financiar”, tha ai.

Kurti sqaroi se objekt i kontrollit ishin planifikimi, menaxhimi, shpenzimet, burimi i të hyrave dhe kontrolli financiar i aktiviteteve të realizuar në të gjitha kategoritë ekonomike.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta

Të tjera