Lajme

Ironizon Gani Geci: Tash që u heq mjegulla e dimë nga është kibla, nuk na ban Zoti kabull kurrë

Autori: Gazeta inFokus 19:09 | 19 January 2020

Gani Geci, Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka ironizuar në lidhje me tentativat e dështuara për arritjen e koalicionit LVV-LDK.

Geci në një status në facebook tregon një histori se si një hoxhë dhe një i moshuar kanë filluar të falen por për shkak të mjegullës që kishte ra nuk e kanë pa nga është kibla.

Por pasi është larguar mjegulla ata kanë vërejtur se nuk janë duke u falur nga kibla, por hoxha ka thënë se Zoti e bën kabullë se e kemi ba njet.

-Advertisement-

“Hoxhë ,zoti na ka bërë kabull kur ke mjegull e nuk e dishim kah është kibla se qetash qe u hjek mjeglla e po e dim, nuk na ban Zoti kabull kurrë , shkruan Geci./Gazeta inFokus/

Postimi i plotë:

Një ditë dimëri me mjegull, në muajin e Ramazanit tu shku baci Zeqë me Mulla Hajdinin prej Llaushe për Rezallë nalen mi brija te Rezallës, ish kanë mjegull e madhe Mulla Hajdini pe kqyr orën, ish kan bo vakti me i fal taravit e po i thot bacit Zeqë a i falim taravit o Zeqë se vakti kenka ba .

Ja fillojnë me i falë taravitë edhe prej mjgulle nuk kishin pas mujt me dit kah i bjen kibla.

Hoxha i thotë Zeqë po e bëjmë njetë per Zotin se Zoti na e ban kabull masi nuk pe dim kah ështe kibla.

E bajn njetë, e ja nisin mi falë taravitë, këta tu fal, qohet një erë e letë hejeket mjegulla, baci Zeqë e sheh qe po doket hëna tu ba dritë edhe nuk janë kërkund kah kibla.

Hoxhë s’jemi kërkund kah kibla, hajt se na e bënë Zoti kabullë se e kemi ba njet .

Hoxhë ,zoti na ka bërë kabull kur ke mjegull e nuk e dishim kah është kibla se qetash qe u hjek mjeglla e po e dim, nuk na ban Zoti kabull kurrë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera