Lajme

Irma shkatërron Karaibet. Uragani me fuqi maksimale drejt Floridës

Autori: Gazeta inFokus 09:08 | 07 September 2017

Me erërat e tij që mbërrijnë shpejtësinë 295 km/h, uragani Irma ishte shkatërrues për Karaibet.

Banesa të tëra janë kthyer në gërmadha e 7 persona kanë humbur jetën. Prej uraganit të kategorisë së pestë, niveli më i lartë në shkallën e matjes së fuqisë së stuhive, ishulli i vogël i Barbudës është pothuajse i pabanueshëm dhe territori francez i St. Martinit është rrafshuar gati krejtësisht.

Shkalla e dëmeve është pak më e qartë, por bilanci i viktimave mbetet provizor e ka gjasa të rritet akoma. Nuk dihet ende me saktësi se çfarë impakti mund të ketë Irma në tokën kontinentale amerikane, por zyrtarët presin që ajo të godasë Floridën.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai
-Advertisement-

Të tjera