Lajme

Osmani: Serbia duhet të përgjigjet për gjenocidin

Autori: Gazeta inFokus 20:54 | 14 April 2021

Mediumi i njohur ndërkombëtar “The Irish Times”, e ka nisur shkrimin se presidentja e re e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë që Kosova,  synon të padisë Serbinë dhe kërkon që liderët e saj të japin llogari për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë, shkruan Gazeta Infokus.

“Vjosa Osmani thotë se drejtësia për 13,000 personat e vrarë në konflikt, një milion të zhvendosur ose dëbuar dhe 1,600 të cilët ende janë zhdukur, duhet të jetë themeli për një marrëveshje të kërkuar për të normalizuar marrëdhëniet me Serbinë, e cila është një kusht për të dy shtetet e Ballkanit, për t’u anëtarësuar përfundimisht në Bashkimin Evropian”, shkruan “Irish Times”.

Mediumi ndërkombëtar ka shkruar se, presidentja e Kosovës thotë se është e gatshme të presë me vite për një marrëveshje cilësore, e cila siguron njohjen e Pavarësisë së Kosovës nga Beogradi.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane

Të tjera