Lajme

Irena Aliu thirrje politikanëve: Ju që po na i kërkoni votat, dilni dhe qetësoni qytetarët, jo me mesazhe

Autori: Gazeta inFokus 15:03 | 16 September 2026

Aktorja Irena Aliu ka reaguar pas dënimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, shkruan Gazeta Infokus.

Ajo përmes një postimi në “Facebook”, u ka bërë thirrje politikanëve që të dalin në terren dhe të angazhohen drejtpërdrejt për qetësimin e qytetarëve.

Aliu ka kërkuar nga ata që kërkojnë votën e qytetarëve të mos mjaftohen vetëm me mesazhe, por të jenë fizikisht të pranishëm në vendin ku po zhvillohen ngjarjet.

-Advertisement-

“Ju që po na i kërkoni votat, dilni qetësoni qytetarët, dilni deri në vend, jo me mesazhe!”, ka shkruar Aliu.

Ajo ka bërë thirrje që situata të mos përshkallëzohet më tej.

“Mos të na bëhet ditë edhe më e rëndë!”, ka shtuar aktorja./Gazeta Infokus/

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy