Lajme

Iranianët i kthehen pelegrinazhit të Haxhit

Autori: Gazeta inFokus 08:53 | 06 July 2017

Irani tha se qytetarët e tij do të marrin pjesë në pelegrinazhin e sivjetmë të Haxhit, pavarësisht tensioneve të vazhdueshme me Arabinë Saudite.

Agjencia iraniane ISNA citoi Ali Qaziaskarin, përfaqësues i udhëheqësit suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, të ketë thënë se Këshilli i Sigurisë Kombëtare ka miratuar vendimin që u lejon besimtarëve iranianë të marrin pjesë në Haxh.

Irani e ka bojkotuar Haxhin vitin e kaluar, pasi, në vitin 2015, së paku 2,426 pelegrinë kanë humbur jetën nga ikja e turmave. Irani ka pasur numrin më të madh të viktimave – përkatësisht 464.

-Advertisement-

Marrëdhëniet midis dy vendeve janë përkeqësuar tutje në janar të vitit 2016, pasi iranianët kanë sulmuar ambasadën saudite në Teheran, në shenjë proteste ndaj ekzekutimit të një kleriku shiit.

Haxhi, sivjet, nis në fund të gushtit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Nëntori sjellë Magjinë në ETC
-Advertisement-

Të tjera