Irani: SHBA-ja po “zvarrit” vendimin për marrëveshjen bërthamore

Autori: Gazeta inFokus
14:57 | 25 October 2022
Presidenti iranian, Ebrahim Raisi, ka akuzuar Shtetet e Bashkuara se po “zvarrisin” vendimin për ringjallje të marrëveshjes bërthamore, të cilën Teherani e ka nënshkruar me fuqitë botërore më 2015.
Marrëveshja e vitit 2015 ka paraparë heqjen e sanksioneve për Iranin, në këmbim të kufizimit të aktivitetit bërthamor.
Pas vendimit të ish-presidentit amerikan, Donald Trump, për largimin e SHBA-së nga kjo marrëveshje më 2018, edhe Teherani ka nisur të shmangë disa pika të marrëveshjes.
Por, prej fillimit të këtij viti, vendet anëtare të marrëveshjes, kanë rritur përpjekjet për ringjallje të paktit.
“Sot, janë amerikanët ata që duhet të marrin vendim, mirëpo ata janë duke e zvarritur procesin me këmbët e veta”, u ka thënë Raisi gazetarëve në Teheran.
Komentet e Raisit kanë ardhur pas disa javësh protesta në Iran, të cilat kanë shpërthyer pas vdekjes së 22-vjeçares, Mahsa Amini, më 16 shtator, teksa ka qenë në mbajtje nga Policia për Moral, nën arsyetimin se nuk e ka vendosur si duhet shaminë në kokë.
Shtetet e Bashkuara dhe vendet tjera perëndimore i kanë vënë sanksione të reja Iranit për mënyrën si ka reaguar ndaj protestave për Aminin.
“Republika Islamike dëshiron heqjen e sanksioneve, mirëpo në të njëjtën kohë e ka në agjendë edhe neutralizimin e sanksioneve”, ka thënë Raisi, pa ofruar më shumë hollësi.
Ministri i Jashtëm iranian, Hossein Amir-Abdollahian, ka akuzuar Shtetet e Bashkuara se “po tentojnë të ushtrojnë presion politik dhe psikologjik për të siguruar koncesione në negociata”.
Uashingtoni ka thënë më herët gjatë këtij muaji se rikthimi në marrëveshje nuk pritet të ndodhë në të ardhmen e afërt.
“Nuk është se nuk duam rizbatimin e marrëveshjes bërthamore. Por, ne nuk jemi në pozicionin kur diçka e tillë mund të ndodhë në të ardhmen e afërt”, ka thënë zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby.
Uashingtoni është “i fokusuar” që autoritetet në Iran “të japin përgjegjësi për atë që bëjnë” në protesta, ka thënë mes tjerash Kirby./REL

Të tjera
-
Një ditë pas certifikimit të rezultateve, Hargreaves në zyrë te Kurti, ZKM: U diskutuan edhe hapat për formimin e qeverisë
Një ditë pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të 9 shkurtit, gjë e c...
-
Shtyhet prapë ETIAS, BE: Sistemi në funksion në 2026-tën
Sistemi evropian i Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit, ETIAS, është s...
-
Konjufca e Kurti nderojnë të vrạrët në mạsạkrën e familjeve Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu
Konjufca nderon të vrarët në masakrën e familjeve Bogujevci, Duriqi dhe Lluga...
-
Bilanci i parë pas tërmetit shkatërrues në Mianmar, 144 të vdẹkur dhe mbi 700 të plạgosur
Tërmeti i fuqishëm i mëngjesit të sotëm në Mianmar shkaktoi të paktën 144 të ...
-
Çitaku: Në Kosovë jetesa po bëhet luks – Qeveria e paaftë dhe arrogante, po tallet me qytetarin
Vlora Çitaku nga Partia Demokratike e Kosovës, e ka cilësuar qeverinë në ...
-
Shqiptari nga Tirana merr drejtimin e anijes luftarake amerikane USS Pearl Harbor
Alban Dervishi, një shqiptaro-amerikan, do të marrë drejtimin e luftanijes am...
-
Publikimi i akuzave të Shkëmb Manajt në grupin e kryesisë së LDK-së në Whatsapp, vjen një reagim nga Vetëvendosja
Pasi publikimeve të akuzave të nënkryetarit të LDK-së, Shkëmb Manaj, që i kis...
-
Breshër i madh në Podujevë, mbulohen edhe rrugët
Reshej të mëdha të breshërit kanë përfshirë një pjesë të Podujevë...
-
Lajçaku bëhet këshilltar i kryeministrit sllovak, përgjegjës për Ballkanin
Diplomati sllovak dhe ish-përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialo...
-
‘Shpërthịm’ në grupin në WhatsApp të kryesisë së LDK-së: Akuza për vjedhje votash e skema kriminale brenda partisë
Skema kriminale, manipulime e shitblerje të votave ka akuzuar të kenë ndodhur...
-
Presidenti sllovak tregon që Begaj i kërkoi njohjen e Kosovës, thotë se pozicioni negativ s’lidhet me Shqipërinë
Presidenti i Sllovakisë, Peter Pellegrini, është pritur sot në Tiranë nga pre...
-
Ambasada e ShBA-së uron ushtarët e rinj të FSK-së: Krenarë që festojmë së bashku këtë moment historik
Atasheu i Mbrojtjes i ShBA-së në Ambasadën amerikane në Prishtinë, Koloneli A...