Lajme

Irani po heq kamerat nga centralet bërthamore, po bie marrëveshja

Autori: Gazeta inFokus 23:37 | 11 June 2022

Irani ka filluar të heq kamerat e monitorimit nëpër centralet e veta bërthamore, që ishin vënë më herët nga Agjencia Atomike Ndërkombëtare.

Një hap i këtillë është parë me frikë nga negociatorët e përfshirë për të arritur një marrëveshje të re bërthamore me Iranin, sepse vendi islamik do të ketë mungesë vëzhgimi për të parë se si do ta përdorë uraniumin e pasuruar dhe deri në ç’pikë do ta pasurojë atë.

Rafael Grossi, drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike në varësi të OKB-së mbajti një konferencë shtypi ku tha se Irani ka filluar të heqë 27 kamera vëzhgimi nga centalet bërthamore në vend. Grossi paralajmëroi se masa mund të jetë një goditje gati fatale për shanset për ringjalljen e marrëveshjes bërthamore me Iranin të vitit 2015.

-Advertisement-

Disa prej fuqive më të rëndësishme ndërkombëtare ishin përfshirë në negociatat me Iranin, në Vjenë, dhe palët kishin shpresë për një marrëveshje të rëndësishmë dhe frytdhënëse me Republikën islamike. Kjo masë e ndërmarrë nga Irani mund të sjellë pasoja te negociatat në Vjenë.

Masa sipas ekspertëve mund të ketë ardhur edhe si hakmarrje ndaj një rezolute të kaluar nga aleatët perëndimorë që thonë se Irani ka dështuar që të shpjegojë gjetjen e gjurmëve të uraniumit në vende të padeklaruara më herët. Kina dhe Rusia ndërkaq votuan kundër kësaj rezolute, transmeton oranews.

Irani dhe fuqitë botërore ranë dakord në vitin 2015 për një marrëveshje bërthamore. Në vitin 2018, presidenti Trump tërhoqi në mënyrë të njëanshme SHBA-në nga marrëveshja. Bisedimet vijojnë në Vjenë ndërsa ekspertët thonë se Irani ka pasuruar mjaftueshëm uranium deri në 60 për qind për të prodhuar një armë bërthamore. Irani këmbëngul se programi i tij është për qëllime paqësore, por Izraeli ka kërcënuar në të kaluarën se do të kryente një sulm parandalues ndaj Iranit. Situata është e rrezikshme dhe e koklavitur në Lindjen e Mesme.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera