Lajme

Irani për sanksionet e Uashingtonit: Dënojmë vendimin, Tirana viktimë e ShBA-së

Autori: Gazeta inFokus 16:10 | 10 September 2022

Teherani ka reaguar për sanksionet e shpallura një ditë më parë nga Washingtoni. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane Nasser Kanaani dënoi me forcë vendimin e Uashingtonit për të vendosur sanksione ndaj Ministrisë së Inteligjencës dhe Sigurisë Kombëtare të Teheranit për përfshirje në sulmin kibernetik që Shqipëria përjetoi korrikun e kaluar, si dhe përfshirjen në aktivitetin kibernetik kundër ShBA-së dhe aleatëve të saj.

“Mbështetja e menjëhershme e ShBA-së për akuzën false të qeverisë shqiptare kundër Republikës Islamike të Iranit dhe veprimet e shpejta të Uashingtonit për të sanksionuar Ministrinë e Inteligjencës të Iranit duke iu drejtuar të njëjtës akuzë false dhe të paprovuar tregon qartë se projektuesi i këtij skenari nuk është qeveria shqiptare por qeveria amerikane dhe Tirana është viktimë e skenarit të Uashingtonit kundër Republikës Islamike të Iranit”, është shprehur zëdhënësi.

Ai shtoi se për vite të tëra Shtetet e Bashkuara kanë detyruar qeverinë dhe kombin e Shqipërisë që të mbajnë një grup terrorist që i kanë trajnuar dhe pajisur ata në fushën kibernetike.

-Advertisement-

“Strehimi i grupit terrorist nga qeveria shqiptare dhe veprimi i qeverisë amerikane në mbështetje të atyre që janë përgjegjës për vrasjen e më shumë se 17 mijë shtetarëve dhe qytetarëve iranianë është një shembull i qartë për mbështetjen e organizuar të terroristëve kundër qeverisë dhe popullit të Iranit. Republika Islamike e Iranit do të përdorë të gjitha aftësitë e saj brenda kornizës së ligjit ndërkombëtar për të mbrojtur të drejtat e popullit iranian dhe për të mbrojtur veten kundër këtyre komploteve të liga”, nënvizoi Kan’ani.

Pak ditë më parë ai e cilësoi të pamend vendimin e Shqipërisë për të ndërprerë raportet diplomatike më Shqipërinë./Euronews.al

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera