Lajme

Irani kundër referendumit për pavarësinë e Kurdistanit nga Iraku

Autori: Gazeta inFokus 19:09 | 10 June 2017

Irani u shpreh sot kundër zhvillimit të një referendumi për pavarësinë e Kurdistanit irakian.

“Pozicioni i Iranit është të mbështesë fillimisht integritetin territorial të Irakut”, njoftoi zëdhënësi i Ministrisë iraniane të Punëve të Jashtme, Bahram Ghasemi.

“Rajoni i Kurdistanit bën pjesë në Republikën irakiane dhe çdo vendim i njëanshëm i marrë jashtë kuadrit kombëtar dhe ligjor mund të çojë vetëm në një valë të re problematikash”, shtoi ai.

-Advertisement-

Njoftimi i Iranit vie, pasi këtë javë autoritetet e rajonit kurd në Irak, që gjendet në veri të vendit, paralajmëruan mbajtjen e një referendumi për pavarësi.

Në një pjesën veriore të territorit të Iranit jeton pakica kurde. Kurdët janë po ashtu edhe në Siri dhe Turqi. Ata prej shumë vitesh kërkojnë pavarësi të Kurdistanit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera