Lajme

Irani hedh raketa me rreze të gjatë veprimi në Oqeanin Indian

Autori: Gazeta inFokus 13:15 | 16 January 2021

Mediet shtetërore të Iranit raportuan se Rojet Revolucionare të shtunën kanë hedhur raketa me rreze të gjatë veprimi në Oqeanin Indian gjatë ditës së dytë të ushtrimeve ushtarake.

Këto ushtrime po mbahen në kohën kur tensionet me Shtetet e Bashkuara janë të larta. Të premten, Irani gjithashtu testoi raketa balistike dhe dronë të prodhuar në vend, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.

“Një nga katër qëllimet tona në politikën e sigurisë është përdorimi i raketave me rreze të gjatë kundër luftanijeve të armikut, përfshirë aeroplanmbajtëset”, citohet të ketë thënë komandanti i Rojeve Revolucionare, Gjeneral Major Hossein Salami.

-Advertisement-

Sipas tij, këto raketa, të cilat kanë rreze veprimi prej 1.800 kilometrash, Irani mund t’i godasë caqet lëvizëse në oqean, në vend që t’i përdorë raketat që fluturojnë me shpejtësi më të ulët.

Komandanti i Shtabit të Përgjithshëm, Mohammad Baqeri, tha se ndonëse Irani nuk ka qëllime sulmi, tani është i gatshëm t’i kundërpërgjigjet çfarëdo veprimi armiqësor në kohën më të shkurtër.

Irani ka një ndër programet më të mëdha raketore në Lindjen e Mesme. Dyshohet se republika islamike po punon edhe për sigurimin e sasisë së mjaftueshme të uraniumit të pasuruar për të prodhuar armë bërthamore. Për këtë arsye, Irani është nën sanksione të ashpra të Shteteve të Bashkuara.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera