Irani bën përgjegjëse SHBA’në për ‘mizoritë’ në Jemen
Autori: Gazeta inFokus 20:07 | 26 November 2017
Irani i ka akuzuar Shtetet e Bashkuara se janë përgjegjëse për “mizoritë” në Jemen, nëpërmjet mbështetjes amerikane për Arabinë Saudite, që po e udhëheq një koalicion, i cili lufton kundër kryengritësve huthi në Jemen, që mbështeten nga Irani.
Zëdhënësi i Ministrisë së jashtme të Iranit, Bahram Ghassemi, tha se deklarata e Shtëpisë së Bardhë më 24 nëntor, në mbështetje të Riadit, “qartazi dhe pa dyshim dëshmon për pjesëmarrjen amerikane dhe përgjegjësinë”, në atë që Teherani i ka përshkruar si “mizori të kryera nga Arabia Saudite në Jemen”.
Në deklaratën e Uashingtonit theksohej se është i “përkushtuar për mbështetje të Arabisë Saudite…kundër agresionit të Gardës Revolucionare Islamike të Iranitdhe kundër shkeljes së dukshme të ligjit ndërkombëtar”, transmeton REL.
Në fillim të muajit nëntor, Riadi e ka akuzuar Teheranin për “agresion direkt”, pasi forcat saudite e ndalën një raketë të hedhur nga kryengritësit huthi në drejtim të aeroportit ndërkombëtar në Riad.
Irani sundohet nga klerikët konservatorë shiitë, derisa rivali i tij kryesor në rajon, Arabia Saudite, është mbretëri me shumicë myslimane sunite.
Të dy këto shtete të Gjirit i mbështesin palët kundërshtare në konfliktet në Jemen dhe Siri.
Teherani dhe Riadi i kanë ndërprerë raportet diplomatike në janar të vitit 2016, pasi protestuesit iranianë i shkatërruan misionet diplomatike saudite në Iran, si përgjigje ndaj ekzekutimit në Riad të një kleriku të njohur shiit.
Të tjera
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...
-
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Poloni
Ushtarët ukrainas janë trajnuar nga trupat e NATO-s që kur Rusia sulmoi Ukrai...
-
Mediat ndërkombëtare jehonë lajmit për mbylljen e TikTok në Shqipëri
Lajmi për mbylljen e TikTok në Shqipëri ka gjetur pasqyrim të gjerë në mediat...