Lajme

Irani: As 10 Donald Trumpa nuk mund t’i zhbëjnë të arriturat e marrëveshjes bërthamore

Autori: Gazeta inFokus 15:27 | 08 October 2017

Presidenti i Iranit, Hassan Rouhani, e ka mbrojtur marrëveshjen bërthamore të vitit 2015 me fuqitë botërore, duke thënë se madje as 10 Donald Trumpa nuk mund t’i pakësojnë përfitimet e kësaj marrëveshjeje, raporton televizioni shtetëror i Iranit.

Komentet e Hassan Rouhanit vijnë teksa presidenti amerikan, Donald Trump, duket se po tërhiqet nga zotimi i fushatës zgjedhore se do ta prishë marrëveshjen, dhe në vend të kësaj synon të ndërmarrë masa tjera kundër Iranit dhe  organizatave të saj, transmeton Express.

Rouhani i bëri këto komente gjatë një fjalimi para studentëve në Universitetin e Teheranit për shënimin e fillimit të vitit të ri shkollor.

-Advertisement-

“Ne kemi arritur përfitime që janë të pakthyeshme. Askush nuk mund t’i zhbëjë, as Trumpi, e as 10 Trumpa tjerë”, ka thënë Rouhani.

Trump pritet të ndërmarrë veprime të reja kundër Gardës Revolucionare të Iranit dhe grupit shiit që mbështetet nga Irani, Hezbollah. /Express/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera