Lajme

Iran: 11 vajza vdesin në një aksident trafiku

Autori: Gazeta inFokus 11:00 | 01 September 2017

Njëmbëdhjetë nxënëse shkolle kanë humbur jetën në një aksident trafiku në qytetin Shiraz të Iranit.

Shoferi i autobusit, me të cilin udhëtonin 45 vajza, ka vdekur po ashtu.

Të plagosurat, disa prej tyre në gjendje kritike, janë dërguar në spitale.

-Advertisement-

Sipas disa njoftimeve, vajzat, kryesisht të moshës së shkollës së mesme, kanë qenë duke udhëtuar drejt një konference kombëtare të studentëve të talentuar në Shiraz.

Irani është në mesin e vendeve me numrin më të madh të aksidenteve në trafik. Rreth 17,000 vdekje në komunikacion raportohen çdo vit.

Për to shpesh fajësohen ngasjet e pakujdesshme, automjetet e pasigurta dhe shërbimet joadekuate të emergjencës

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova hap degën më te re në qytetin e Suharekës
-Advertisement-

Të tjera