Lajme

Irak, 92% e kurdëve votuan pro pavarësisë

Autori: Gazeta inFokus 09:31 | 28 September 2017

Njerëzit që jetojnë në veri të Irakut votuan bindshëm në favor të pavarësisë së rajonit të Kurdistanit, në referendumin kontradiktor të ditës së hënë. Komisioni elektoral i krahinës tha se 92% e 3,3 milion njerëzve, kurdë dhe jo kurdë, që votuan në referendum, mbështetën ndarjen nga Iraku, ndërsa pjesëmarrja në votim ishte thuasje 73%.

Lajmërimi për rezultatin bindës të referendumit u bë pavarësisht apelit të kryeministrit irakian Hajder al Abadi, që rezultati të anulohej. Abadi i kërkoi kurdëve që të angazhohen në dialog me Bagdadin, brenda kornizave të kushtetutës, ndërsa theksoi se nuk do të diskutojë kurrë me qeverinë rajonale të krahinës autonome për referendumin.

Por lidërët kurdë thonë se vota po në referendunim që s’është ligjërisht detyrues, i jep një mandat që të nisin negociatat për ndarjen me qeverinë në Bagdad dhe vendet fqinje. Si kundërpërgjigje ndaj këtyre aspiratave, parlamenti i Irakut i kërkoi kryeministrit Abadi që të dërgojë ushtrinë në krahinën e pasur me naftë të Kirkukut dhe në zona të tjera të kontrolluara nga forcat kurde.

-Advertisement-

Kurdët morën kontrollin e Kirkukut dhe mbrojtën zona të tjera kurde nga shteti islamik, kur ky i fundit u vërsul drejt Irakut veroir në vitin 2014, pasi ushtria irakiane dështoi bindshëm. Kjo sipas kurdëve është një arsye më shumë për ëndrrën shekullore të pavarësisë, por sipas analistëve, përpjekje e tyre zor se do të ketë sukese, edhe për vetë faktin se nuk mbështetet jo vetëm në rajon, por nga asnjë prej fuqive të mëdha.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Keiretsu Forum Southeast Europe dhe BKT Kosova, një bashkëpunim i guximshëm për herë të parë në llojin e tij, në…
-Advertisement-

Të tjera