IPKO, sponsor gjeneral i Superligës dhe Përfaqësueses së Kosovës
Autori: Gazeta inFokus 15:02 | 09 August 2018
Për dy vitet e ardhshme, IPKO do të jetë Sponsori Gjeneral i Kombëtares së Kosovës në Futboll dhe Super Ligës së Kosovës në Futboll, e cila do të emërohet IPKO Super Liga e Futbollit të Kosovës.
Marrëveshja e sponsorizimit u nënshkrua nga Drejtorit Ekzekutiv i IPKO-së, Robert Erzin dhe Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.
“Futbolli është një prej sporteve më të popullarizuara në botë dhe ne jemi të lidhur me futbollin përmes platformës më të pasur televizive IPKO-Digjitalb. Ne jemi krenar me Kombëtaren e Kosovës! Ata janë të rinj me shumë potencial dhe shpresoj të na bëjnë të gjithëve krenarë, veçanërisht gjatë ndeshjeve të Ligës së Kombeve, ngjarje kjo e cila organizohet për herë të parë dhe e cila do të transmetohet ekskluzivisht në platformën IPKO-Digjitalb”, tha Robert Erzin, Drejtor Ekzekutiv i IPKO Telecommunications.
Nuk ka ndonjë dyshim që Kosova është vend i cili e do sportin, në veçanti futbollin. Djemtë e kombëtares, do të jenë ndër promovuesit më të mëdhenj të Kosovës dhe vlerave të shtetit të Kosovës, shtoi më tej Erzin.
“Na gëzon fakti që Federata e Futbollit të Kosovës, e cila rreth vetes mbledh sponsorë prestigjioz, do të ketë IPKO-në si sponsor të Kombëtares dhe Superligës së Kosovës. Ne besojmë që ky bashkëpunim i yni do të rezultojë i suksesshëm, ashtu siç besojmë edhe në suksesin e djemve dhe vajzave tona te ekipeve kombëtare. Falënderojmë z. Erzin dhe kompaninë IPKO, që na kanë zgjedhur neve si partner. FFK-ja do të ketë edhe sponsorë të tjerë, por IPKO do të jetë sponsor gjeneral për dy vitet e ardhshme”, tha Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.
IPKO është lider në ofrimin e përmbajtjes më të pasur sportive për Kosovë. Para disa ditësh, është konfirmuar se deri në vitin 2021, platforma IPKO-Digitalb do të transmetojë me të drejta ekskluzive Serie A dhe La Ligën, më pas Budesligën, Kampionatin Holandez etj. Por, nuk duhet harruar një prej ngjarjeve më të rëndësishme të futbollit, Premier Ligën, ndeshjet e së cilës fillojnë, NESËR. Si dhe, ngjarjen tjetër shumë të rëndësishme, UEFA Liga e Kombeve + final four, finale, që do të nis në shtator dhe do të transmetohet ekskluzivisht në IPKO-Digitalb, deri në vitin 2021.
E fundit, por jo më pak e rëndësishme, IPKO –Digitalb do të transmetojë ekskluzivisht më shumë se 1000 ndeshje futbolli, qe përfshijnë ndeshjet ndërkombëtare për UEFA Liga e Kombeve, ndeshjet kualifikuese ndërkombëtare të kampionatit evropian, si dhe shumë ngjarje nga disiplina të tjera sportive.
Të tjera
-
Miratohet raporti mbikëqyrës i zbatimit të Ligjit për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar
Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mb...
-
Trepça e pezullon edhe një punëtor nga puna, shkak mosrespektimi i rregullave të punës
Ndërmarrja Trepça Sh.A. sot më 17 shtator e ka larguar përkohësisht nga puna ...
-
Osmani sot pjesë e ceremonisë së shënimit të 25 vjetorit të NDI-së në Kosovë
Presidentja Vjosa Osmani do të marrë pjesë në ceremoninë e shënimit të 25 vje...
-
Nuk pati njoftim për takim me Kurtin në zyrë, ministrja gjermane thotë se ia bëri te qartë “qeverisë” kërkesat për CEFTA
Ministrja gjermane e Shtetit për Europën, Anna Luhrmann, ka qëndruar në Kosov...
-
Kryenegociatorët përfundojnë takimet me Lajçakun, a do të ketë takim trepalësh?
Kryenegociatorët nga Kosova dhe Serbia kanë zhvilluar takime të ndara me emis...
-
Kurti për “masat” e Vuçiq: Fushatë agresive për konflikte të reja, tri kushtet e mia janë paqësore
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha se masat e presidentit serb Aleksandër...
-
Trump: Biden ishte shumë i mirë, pas atentatit më thirri për t’u siguruar që isha mirë
Gjatë një paraqitjeje në një kanal të mediave sociale për ta promovuar një si...
-
Kjo është mësimdhënësja e arrestuar për mashtrim në Pejë
Sot në Pejë është arrestuar e cila po dyshohet se mashtroi bujqit për subvenc...
-
Arrestohet një mësimdhënëse në Pejë, dyshohet se mashtroi bujqit për subvencione
Sot në Pejë është arrestuar e cila po dyshohet se mashtroi bujqit për subvenc...
-
VV flet me Zyrën e BE’së për zgjedhjet, e përmendin votimin në diasporë dhe atë në Veri “pa banda kriminale”
Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar për një takim me një delegacion nga zyra e B...
-
Dha shtëpinë dhe i financoi vetë mësuesit, historia e jashtëzakonshme e shqiptarit që hapi shkollën e parë shqipe në Preshevë
Një histori frymëzuese, një shtëpi që u shndërrua në vatër dije e mësimi për ...
-
Deklarata e Nagavcit në fund të mandatit: Përmirësimi i cilësisë së arsimit, objektivi ynë parësor
Pas përfundimit të renovimit së Shkollës Mesme të Lartë “Ahmet Gashi” në Pris...