IPK: Rriten ankesat e qytetarëve ndaj zyrtarëve policorë
Autori: Gazeta inFokus 11:41 | 19 December 2024
Inspektorati Policor i Kosovës ka pranuar rreth 21% më shumë ankesa nga qytetarët për zyrtarët policorë, krahasuar me vitin e kaluar.
Sipas këtij institucioni, ankesat vinë kryesisht si rezultat i “keqkomunikimit në mes të zyrtarëve policorë dhe qytetarëve e që në disa raste përfundon me përdorim të forcës”. Nga këto raste, IPK-ja ka rekomanduar suspendimin e rreth 85 zyrtarëve policorë.
Gjatë këtij viti, IKP-ja ka pranuar rreth 1.900 ankesa për punën e policëve, thotë për KosovaPress, kryeshefi i këtij institucioni, Kushtrim Hodaj.
“Edhe këtë vit kemi pasur një rritje të numrit të ankesave të qytetarëve që adresojnë ndaj punës së Policisë, i kemi diku mbi 20%, rreth 21% ankesa më shumë këtë vit sesa vitin e kaluar. Deri më tani, prej janarit kemi pranuar rreth 1.900 ankesa, dhe jemi në trendin që ndoshta deri në fund të vitit do të kalojë numrin 2 mijë të ankesave të qytetarëve ndaj Policisë për çështje dhe aspekte të ndryshme që ata mendojnë që të drejtat e tyre janë shkelur apo cenuar nga zyrtarët policor”, thotë ai.
Gjatë vitit 2024, IPK-ja ka rekomanduar suspendimin e 85 zyrtarëve policorë, ndërkaq 21 të tjerë janë arrestuar.
Hodaj thotë se gjatë kësaj periudhe, kanë ngritur edhe 83 kallëzime penale.
“Një prej ankesave më të shpeshta, pikërisht kjo që ka tejkalim të përdorimit të forcës, ka komunikim jo të duhur në mes të policëve dhe qytetarëve. Pastaj, ka ankesa për keqpërdorim të detyrës zyrtare, ka ankesa që lidhen me marrjen e ryshfetit dhe raste tjera të natyrave të ndryshme duke përfshirë aksidente ku përfshihen zyrtarët policorë, mënyrën e trajtimit të rasteve, vonesat e trajtimit të rasteve…
Ne kemi rekomanduar suspendimin e rreth 85 zyrtarëve policorë në raste të ndryshme të cilat ne kemi zhvilluar hetime penale, janë arrestuar 21 zyrtarë policor dhe disa qytetarë që kanë qenë në raste të përbashkëta të dyshuarve me zyrtarët policorë. Kemi ngritur 83 kallëzime penale, dhjetëra raporte të veçanta dhe raporte informuese i kemi dorëzuar në prokuroritë kompetente”, thekson kryeshefi i IPK-së.
Regjioni i Prishtinës mbetet parashtruesi më i madh i ankesave, sipas Hodajt.
Për uljen e rasteve të incidenteve, Hodaj thotë se duhet të rriten kriteret në trajnimet bazike dhe pastaj të ketë ricertifikimit për çdo vit.
“Ne konsiderojmë që është një pjesë e rëndësishme të fuqizohen, të rriten kriteret qysh prej trajnimit bazik dhe pastaj ricertifikimet duhet të bëhen çdo vit që të kujdesemi që zyrtarët policor autorizimet e tyre i zbatojnë konform rregullave dhe procedurave që janë të autorizuar dhe gjithçka që është e rëndësishme, është mënyra e komunikimit të qytetarëve duhet t’i jepet rëndësi dhe Policia duhet ta fuqizojë këtë pjesë në kurrikulat e trajnimit, për shkak se shumë prej incidenteve që ndodhin, shumë prej ankesave që vinë tek ne, vinë si rezultat i një keqkomunikimi në mes të zyrtarëve policorë dhe qytetarëve, dhe pastaj përfundon qoftë në akuza për pengim në detyrën e Policisë, qoftë në përdorim të forcës ndaj qytetarëve dhe përfundojnë me akuza dhe kundër akuza.
Dhe kjo në të shumtën e rasteve fillon për shkak të një komunikimi jo të duhur dhe besojmë që Policia duhet t’i jap rëndësi shumë kësaj pjese në trajnimet bazike, në rekrutët që pranojnë për fillim për punën në Polici, por pastaj edhe në trajnimet e avancuara dhe të vazhdueshme”, thekson Hodaj.
Kryeshefi i Inspektoratit Policor të Kosovës tha se për Policinë kanë rekomanduar rritje të kapaciteteve në mënyrë “që të zvogëlohet koha e reagimit nga momenti i njoftimit për ndonjë rast”.
Të tjera
-
Presidentja dekoroi me Urdhrin e Pavarësisë Anne Marie Lizin
Në një ceremoni të organizuar në ambientet e Ambasadës së Kosovës në Bruksel,...
-
Policia jep detaje për gjuajtjen me armë në Prishtinë- “Shtiu në aheng familjar”
Policia e Kosovës ka njoftuar për arrestimin e një personi në mesditën e së e...
-
Plani i Trumpit për dëbimet, cilët janë emigrantët që preken?!
Nëse i qëndron zotimeve të bëra, me të marrë detyrën në 20 janar, presidenti ...
-
Dhjetë thasë me para konvertohen në 1 dollar, inflacion rekord në Siri
Disa imazhe të publikuara nga media gjermane BILD, tregojnë sirianët me çanta...
-
Kompania “Pastrimi” merr grantin 24.1 milionë euro nga Banka Gjermane për Zhvillim
Kryeshefi ekzekutiv i kompanisë “Pastrimi” ka bërë të ditur se kanë përfituar...
-
Në Kosovë janë 50 persona që kanë moshën mbi 100 vjeç, 41 prej tyre janë gra
Agjencia e Statistikave të Kosovës ditën e sotme ka publikuar të dhënat përfu...
-
Ky është i dyshuari që gjuajti me armë te Mati 1, Policia e arreston
Të shtëna me armë janë dëgjuar para rreth 1 ore në lagjen Mati 1 në Prishtinë...
-
Raportohet për të shtëna me ạrmë në lagjen “Mati 1”
Dyshohet se në lagjen “Mati 1” gjatë ditës së sotme ka pasur të shtëna me arm...
-
Krasniqi priti në takim lamtumirës ambasadorin Hovenier: Ishte kënaqësi të bashkëpunojmë në këtë rrugëtim, miku ynë i çmuar
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka pritur ne takim...
-
Serbia refuzon vizitën e ministrit Çeku në Preshevë
Beogradi ka refuzuar kërkesën e ministrit të Kulturës, Hajrulla Çeku për vizi...
-
AKB: Mbi 1 mijë e 500 biznese u mbyllën këtë vitë në Kosovë
Aleanca Kosovare e Bizneseve ka bërë një studim të Trendit të ndërmarrësisë p...
-
‘A jeni bërë gati për një dimër tipik’, IHMK: Nga nesër ndryshime të mëdha të motit
Besim Aliu nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka folur për kushtet at...