Lajme

IPK rekomandon suspendimin e dy policëve

Autori: Gazeta inFokus 16:24 | 16 November 2018

Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e dy zyrtarëve të Policisë së Kosovës nën dyshimin keqtrajtim gjatë detyrës zyrtare.

Sipas komunikatës së Inspektoratit dy të dyshuarit janë punëtorë të Stacionit Policor Jugu në Drejtorinë Rajonale të Prishtinës, shkruan Gazeta inFokus.

“Inspektorati Policor i Kosovës më 5 nëntor të këtij viti kishte pranuar një ankesë nga qytetarët lidhur me sjelljen e dy zyrtarëve policorë të Stacionit Policor Jugu në Drejtorinë Rajonale të Prishtinës. Pas pranimit të ankesës ka filluar hetimi paraprak nga hetuesit e IPK-së me dyshimin se këta zyrtarë policorë kanë kryer veprën penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike” e paraparë me nenin 198 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatë.

-Advertisement-

Inspektorati Policor i Kosovës ka bërë të ditur gjithashtu se ne konsultim me Prokurorinë kompetente do ti vazhdojë hetimet e këtij rasti deri në zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera