Lajme

IPK nis hetimet për reagimin policor në protestën e djeshme të PSD-së

Autori: Gazeta inFokus 12:43 | 30 November 2023

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka nisur hetimet preliminare ndaj zyrtarëve të Policisë së Kosovës lidhur me vlerësimin e reagimit policor në menaxhimin e protestës së djeshme të organizuar nga Partia Socialdemokrate (PSD), kundër vizitës së kryetares së Dhomave të Specializuara të Kosovës (DhSK), Ekaterina Trendafilova.

Në njoftimin e IPK-së, thuhet se hetimet kanë nisur pas ankesave dhe reagimeve publike edhe nga gazetarët dhe vetë Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), raporton “Betimi për Drejtësi“.
“Hetuesit e IPK-së sipas detyrës zyrtare (ex officio) kanë filluar një hetim preliminar për të vlerësuar reagimin policor në menaxhimin e protestës së djeshme në Prishtinë që ndërlidhet me vizitën e Kryetares së Dhomave të Specializuara të Gjykatës Speciale. Lidhur me reagimin policor gjatë menaxhimit të protestës ka pasur ankesa dhe reagime publike edhe nga gazetarë të ndryshëm si dhe vet Asosiacionit të Gazetarëve të Kosovës. Hetuesit e IPK-së aktualisht janë në fazën e grumbullimit të informacioneve dhe analizimit të pamjeve të ndryshme përfshirë edhe ato që tashmë janë publikuar”, thuhet në reagim.

Ndryshe, në këtë protestë është arrestuar kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj, sekretari Nol Nushi, dhe katër aktivistë të tjerë, të cilët janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

-Advertisement-

Në protestë është hedhur gaz lotsjellës dhe bomba tymuese, ndërsa ndihmë mjekësore iu ofrua edhe disa gazetarëve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë
-Advertisement-

Të tjera