Fokus

IPK kallëzim penal ndaj 22 policëve për rastin “Gylenistët”

Autori: Halil Berisha 14:11 | 15 August 2019

Janë bërë afro 1 vjet e gjysmë që kur gjastë shtetas turq u ndaluan e u dëbuan nga Republika e Kosovës për në Turqi.

Krejt kjo punë u bë në mënyrë të mistershme, madje për të hetuar këtë punë edhe u formua komision i veçant hetimor parlamentar, shkruan gazeta inFokus.

Të përfshirë në këtë aksion ishin Policia e Kosovës, Agjencia Kosovare për Inteligjencë dhe dyshohet edhe për inteligjencën e shtetit Turk.

-Advertisement-

Madje, për këtë punë, nga pozita u largua edhe Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj.

Por, deri tash, askush nuk ka marrë përgjegjësi dhe ende nuk është zbuluar se si ka ndodhur rasti, shkruan gazeta inFokus.

Ndërsa, tani Inspektorati Policor i Kosovës, ka ngritur 22 aktakuza për pjesëtarët e Policisë së Kosovës.

Këtë gjë, për gazetën inFokus, e kanë konfirmuar edhe nga Prokuroria Speciale.

“Ju njoftojmë se Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka pranuar kallëzim penal nga IPK-ja ndaj 22 të pandehurve, ndërsa jemi duke intervistuar edhe të pandehurit  të tjerë në lidhje me ketë rast”, thuhet në përgjigjen drejtuar gazetës nga zëdhënësi i Prokurorisë Speciale, Ekrem Lutfiu./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera