IPK jep detaje për arrestimin e 26 policëve
Autori: Gazeta inFokus 15:28 | 08 April 2022
Inspektorati Policor i Kosovës me urdhër të Prokurorisë Speciale ka realizuar sot operacionin e koduar me emrin “Pika 2” që ka filluar qysh në orët e hershme të mëngjesit në Prizren respektivisht në pikë kalimin kufitar në Vërmicë, shkruan Gazeta Infokus.
Në këtë aksion u arrestuan 26 zyrtarë policorë të dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe marrje të ryshfetit.
“Bazuar në këto veprime të suksesshme hetimore, IPK në kuadër të operacionit “Pika 2” ka arrestuar sot 26 zyrtarë policorë (duke përfshirë dy rreshterë policorë dhe 24 zyrtarë policorë), që të gjithë të dyshuar për veprat penale “keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar” “marrje e ryshfetit”
Nga realizimi i veprimeve hetimore nga hetuesit e IPK-së ekziston dyshimi i bazuar se të arrestuarit në këtë rast janë të involvuar në veprimtari kriminale të veprës penale të “marrjes së ryshfetit” dhe “keqpërdorimit të detyrës apo autoritetit zyrtar””, thuhet në njoftimin e IPK-së.
Gjithashtu, IPK ka rekomanduar suspendimin e tyre nga detyrat e punës.
“Hetimi ka përfshirë edhe bashkëpunimin me SPAK-un (Struktura e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar e Republikës së Shqipërisë) Agjencinë për Mbikëqyrje Policore – AMP-së (agjencia homologe e IPK-së në Shqipëri) që ka rezultuar me arrestimin e disa të dyshuarve edhe në Republikën e Shqipërisë”, thuhet tutje në njoftimin e Inspektoratit Policor./Gazeta Infokus.
Të tjera
-
Borut Pahor heq dorë përfundimisht nga synimi për emisar i dialogut Kosovë – Serbi, tregon arsyen
Ish-presidenti slloven, Borut Pahor, përmes një letre ka bërë të qartë që s’k...
-
Komandanti i KFOR-it tregon pse s’i dha leje Kurtit që ta çojë FSK-në në Veri pas sulmit në kanalin Ibër-Lepenc
Komandanti i KFOR-it, gjenerali Enriko Borduani, ka folur në një intervistë p...
-
Vuçiq: Kurti e do Listën Sebe jashtë zgjedhjeve sepse është parti e padëgjueshme për të
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka folur për atë që po ndodh në Kosov...
-
Haradinaj prezanton planin për daljen nga kriza energjetike
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...
-
Hidhet mjet piroteknik në drejtim të karabinierëve të KFOR-it në Mitrovicë
Një i mitur në Mitrovicën e Jugut ka hedhur një mjet piroteknik në drejtim të...
-
Ministrja e Jashtme gjermane: BE-ja nuk do të financojë islamizimin e Sirisë
Bashkimi Evropian do t’i vëzhgojë nga afër lëvizjet politike në Siri dhe do t...
-
Ndodhë në Deçan: Nipi ia vjedh gjyshes 9 mijë euro, një pjesë ia jep dy të miturve për të blerë ạrmë
Një i mitur në Lëbushë të Deçanit dyshohet se i ka vjedhur 9 mijë euro në sht...
-
SHBA: Agjencitë e zbulimit të shqetësuara për sulme të ngjashme me atë të New Orleans
Agjencitë amerikane të rendit dhe zbulimit janë të shqetësuar se mund të ketë...
-
Rrahje masive në Pejë, të përfshira edhe katër gra
Dhjetë persona janë përfshirë gjatë së premtes në një rrahje masive në qyteti...
-
Trump do të dënohet nga gjykata pak para se ta marrë detyrën e Presidentit
Një gjykatës ka urdhëruar që Donald Trump të dënohet më 10 janar për çështjen...
-
Parashikimi i motit për sot
Sot në Kosovë na pret mot i ftohtë dimëror, me vranësira e intervale kohore m...
-
Zhduken dy vajza të mitura në Fushë Kosovë
Një nënë në Fushë Kosovë ka raportuar në polici se dy vajzat e saj të mitura ...