Lajme

IPK-ja jep disa rekomandime për menaxhimin e trafikut rrugor në kryeqytet

Autori: Gazeta inFokus 12:23 | 09 January 2024

Inspektorati i Policisë së Kosovës, të hënën ka publikuar raportin e inspektimit lidhur me menaxhimin e trafikut rrugor në kryeqytet.

Në raportin e publikuar IPK-ja ka dhënë gjashtë 6 rekomandime lidhur me menaxhimin e trafikut rrugor në kryeqytet.

“IPK në kuadër të Raportit ka dhënë gjashtë (6) rekomandime, që kanë të bëjnë me shtimin e aktiviteteve patrulluese në akset që shfaqin vështirësi në qarkullimin rrugor në Kryeqytet, adresimin e parkingjeve të parregullta në vendet e ndaluara, përmirësimin e cilësisë së logut operacional, shkurtimin maksimal të kohës së reagimit të njësive patrulluese, reagimin e shpejtë për të gjitha thirrjet e pranuara dhe shtimin e patrullimeve me automjete në zonat e përgjegjësisë së stacioneve”, thuhet në komunikatë.

-Advertisement-

Sipas njoftimit në Facebook të IPK-së, thuhet se inspektimi u ka ofruar një mundësi për t’u njohur me performancën e këtyre njësive policore në fushën e trafikut rrugor.

“Inspektimi është realizuar me kërkesë të Kryeshefit Ekzekutiv të IPK-së dhe është përqendruar në stacionet policore të Prishtinës (Qendër, Jugu dhe Veriu), si dhe Njësinë e Trafikut për Kryeqytetin, në kuadër të Drejtorisë Rajonale Policore të Prishtinës. Lidhur me rezultatin e inspektimit duke përfshirë edhe rekomandimet e dhëna, të gjithë të interesuarit mund të kenë qasje në Raportin e plotë të inspektimit, i cili është i publikuar në faqen”, thuhet në komunikatë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Përsëri në shkollë me Viva Fresh Store!  
-Advertisement-

Të tjera