Auto&Tech

iPhone X, ia vlen për 999 dollarë?

Autori: Gazeta inFokus 14:09 | 13 September 2017

Apple prezantoi “iPhone”-n e saj më të fundit që kushton 999 dollarë, por a ia vlen vërtetë të japësh aq para’ për të?

BBC ka tentuar të shohë nëse telefoni më i shtrenjtë deri më sot i këtij lloji e meriton vërtetë këtë kosto dhe këtë vëmendje. Risia e madhe e tij është identifikimi i fytyrës, përmes të cilit telefoni zhbllokohet e mund të përdoret normalisht. Kjo zëvendëson sensorin e prekjes me gisht.

Ka gjithashtu “emoji” të animuara, më të shumëllojshme se më parë dhe me një veti të re: i përgjigjen gjestikulacionit të fytyrës së përdoruesit. Nëse ti qesh, qesh edhe derrkuci në ekran; nëse fryn faqet, ashtu përgjigjet edhe ai. Për më tepër, ato mund t’u dërgohen edhe miqve nëse dëshiron.

-Advertisement-

David Lee i BBC mendon se ky ka për të qenë tmerrësisht popullor. Korrespondenti mendon gjithashtu se ky mund të jetë fillimi i një ere të re të “iPhone”. “999 dollarë janë shumë, por njerëzit do të flasin shumë për këtë telefon”, thotë Lee.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!
-Advertisement-

Të tjera