Auto&Tech

iPhone i palosshëm më afër prodhimit, dalin detaje të reja

Autori: Gazeta inFokus 09:03 | 03 December 2025

Ngadalë por me siguri, iPhone i palosshëm i Apple, i përfolur prej kohësh , po i afrohet lansimit të tij dhe një raport zbulon se sapo ka kaluar një tjetër moment të rëndësishëm.

Pengesa kryesore teknike në zhvillimin e iPhone-it të palosshëm ka qenë ekrani.

Apple thuhet se ka refuzuar dizajne të shumta gjatë dy viteve të fundit.

-Advertisement-

Raportohet se tani kompania ka finalizuar dizajnin e ekranit dhe e ka zhvendosur pajisjen në fazën e para-prodhimit.

Në këtë fazë, kompania duhet të ketë vetëm disa rregullime të mbetura përpara se të jetë në gjendje të fillojë prodhimin masiv për iPhone Fold.

Thuhet se furnizuesit janë plotësisht të përgatitur. Partnerët e komponentëve në të gjithë zinxhirin – duke përfshirë prodhuesit e paneleve dhe partnerët e montimit – tani po presin dritën e gjelbër përfundimtare të Apple.

Detajet e fundit interesante në lidhje me iPhone Fold është se Apple planifikon ta pajisë pajisjen e palosshme me të njëjtin sistem ftohjeje që përdori në iPhone 17 Pro dhe iPhone 17 Pro Max. /Telegrafi

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy