Auto&Tech

iPhone 8, dalin data dhe çmimi i publikimit

Autori: Gazeta inFokus 11:41 | 28 August 2017

Apple po përgatitet për daljen e iPhone8 muajin e ardhshëm, i cili pritet të jetë smartphone më i madh i kompanisë në këto vite.

2017 shënon dhe 10-vjetorin e iPhone-it origjinal, i cili u bë publik për herë të parë nga Steve Jobs më 9 janar 2007, dhe doli në shitje në 29 qershor të atij viti.

Duke pasur parasysh dhe rastin e jashtëzakonshëm, sipas zërave që qarkullojnë Apple ka ruajtur disa nga tiparet origjinale në modelin e këtij viti.

-Advertisement-

Lajmet më të fundit vijnë nga Mac4Ever, sipas të cilit iPhone i ardhshëm do të dalë më 12 shtator.

Për më tepër, besohet se telefoni i ri do të mund të porositet paraprakisht  që të premten, më 15 shtator. Ndërsa në dyqan apo online do të dalin më 22 shtator.

Faqja thotë gjithashtu se operatorëve celularë u është thënë data nga Apple për parapërgatitjet pasi do të jetë pajisja më e rëndësishme e publikuar këtë vit.

Megjithëse këto data përputhen në historinë e Apple, asnjë informacion nuk është konfirmuar duke mbetur ende në kuadrin e thashethemeve.

Ndërsa përsa i përket çmimit, duket se do të jetë pajisja më e shtrenjtë e Apple, me një çmim prej 1 mijë dollarësh, për herë të parë. Ky çmim është bërë i ditur për The Fast Company nga një burim i Apple.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Diplomon gjenerata e dytë e studentëve UNIK të UNI-të me diploma të fuqizuara nga Arizona State University
-Advertisement-

Të tjera