Auto&Tech

iPhone 5G mund të përfundoj me një çmim shumë të lartë

Autori: Gazeta inFokus 16:06 | 24 August 2018

Sipas një raporti nga IAM (të publikuar nga Cult of Mac), bëhet e ditur se sa kompanitë po planifikojnë të ngarkojnë konsumatorët për të licencuar patentat dhe teknologjinë 5G.

Nokia ka konfirmuar dhe zbuluar se do të shtojnë një tarifë prej 3.48 $ për pajisje, ndërsa Ericsson do të kërkojë $ 2.50 deri në $ 5, varësisht sa kushton pajisja.

Qualcomm në anën tjetër duket të jetë duke kërkuar më shumë, në një vlerë prej 3.25% të kostos së pajisjes, me një total prej 400 $, që do të thotë se shumica e iPhone-ëve do të kenë vlerë të shtuar prej 13 dollarëve secili, për licencimin e patentave 5G të Qualcomm.

-Advertisement-

Huawei është gjithashtu një mbajtës tjetër i patentave 5G, por ata ende nuk kanë zbuluar se sa planifikojnë të ngarkojnë. Në bazë të asaj që kërkojnë këto kompani, kostoja për të licencuar vetëm teknologjinë 5G është rreth 21.48 dollarë për iPhone.

Nuk tingëllon si vlerë e lartë, por kur shtohet në koston e përgjithshme të zhvillimit të iPhone, kjo mund të rezultojë në një telefon që është më i shtrenjtë se ajo që kompania ngarkon tani për tani, pasi nuk pritet që Apple të mbulojë këto shpenzime.

Për momentin këto janë vetëm spekulime dhe është e mundur që Apple të arrijë një marrëveshje më të mirë me kompanitë e lartëpërmendura.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Meridian Express hap marketin e ri në qytetin e Mitrovicës Veriore!
-Advertisement-

Të tjera