iPhone 13 do të komunikojë me hapësirën
Autori: Gazeta inFokus
07:36 | 31 August 2021
Ka disa ditë që qarkullojnë shumë lajme në lidhje me iPhone 13 dhe risitë që do të sjellë në treg telefoni i ri i Apple, por asnjëri prej këtyre lajmeve të pakonfirmuara nuk është më tërheqës së raportimi i fundit i MacRumors.
Nëse nuk ndodh ndonjë e papritur dhe Apple ndjek programin vjetor të prezantimit dhe më pas hedhjes në shitje të telefonit, brenda pak javësh njerëzit do të njihen me iPhone e ri, që sipas disa zërave do të jetë në gjendje që të kryejë telefonata edhe pa pasur valë.
Si? Sipas MacRumors, iPhone 13 do të jetë i pajisur me një çip aq të fuqishëm sa do të jetë në gjendje që të lidhet me satelitët në orbitën e ulët dhe përmes tyre të kryejë telefonata. Këto do të jenë telefonata që sipas zërave mund të aktivizohen nga përdoruesit në momentin që ndodhen në një terren pa valë tradicionale dhe kundrejt një pagese që duhet bërë paraprakisht për ta pasur këtë shërbim.
MacRumors thotë se telefoni do të jetë i pajisur me një opsion që mund të aktivizohet ose çaktivizohet në varësi të zgjedhjes së përdoruesit në varësi të pagesave që do të kryejë.
Sipas këtyre zërave, iPhone 13 do të jetë në gjendje që të lidhet drejtpërdrejt me satelitët e orbitës së ulët të Tokës (ose LEO) falë një çipi të personalizuar të Qualcomm X60. Satelitët në këtë orbitë janë shtylla kurrizore e shërbimit të internetit të Elon Musk, Starlink i cili mbështetet në satelitët në një orbitë më të ulët për të transmetuar internetin tek klientët dhe për të shmangur disa nga pengesat e zakonshme të internetit satelitor, duke përfshirë vonesën e lartë dhe ndërprerjet e zakonshme.
Por, Starlink nuk është kompania e vetme që përdor satelitët LEO për lidhje. Hughesnet dhe OneËeb kanë kombinuar forcat për të konkurruar me Starlink dhe Immarsat njoftoi se do të hedhë në hapësirë një gjeneratë të re satelitësh që do të ofrojnë shërbimin 5G në Tokë.
iPhone thuhet se do të përdorë shërbimet e Globalstar, aksionet e të cilës në fillim të këtij viti pësuan rritje të fortë kur Qualcomm njoftoi se çipi i tij i ardhshëm X65 do të mbështeste teknologjinë e 5G të Globalstar
Dilema e ekspertëve është se si do ta zgjidhë Apple problemin e konsumit të baterisë me një çip kaq të fuqishëm si X65.

T� tjera
-
Zelensky thotë se është i gatshëm të takohet me Putinin në Turqi
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, deklaroi se është i gatshëm të tak...
-
Dita e 20-të e protestave në Tiranë kalon pa incidente
Një grup të rinjsh dhe qytetarësh protestuan sonte para Ministrisë së Arsimit...
-
Zotimi i ministrit: Sigurimet shëndetësore në fund të mandatit
Edhe pse Ligji për Sigurimin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor u miratua ...
-
Rasti i rëndë në Gjilan me dy të vdekur dhe një të arrestuar si i dyshuar për vrasje, Gërvalla kërkon hetim pa vonesa
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka reaguar për ngjarjen tragjike që ...
-
Rasti i rëndë në Gjilan me dy të vdekur dhe një të arrestuar si i dyshuar për vrasje, Gërvalla kërkon hetim pa vonesa
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka reaguar për ngjarjen tragjike që ...
-
Abazoviq për fitoren e Studentëve në Serbi: Luftë e një niveli tjetër për demokraci, duhet të studiohet në shkenca politike
Kryetari i Lëvizjes Qytetare URA në Mal të Zi, Dritan Abazoviq, ka vlerësuar ...
-
Osmani në Oxford Union: Bota të mos harrojë, mijëra familje ende presin të dashurit e tyre
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një fjalim në Oxford Union, ka ng...
-
A do të ketë Gjermania së shprejti një presidente?
Presidenti aktual i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, nuk mund të kandidoj...
-
Bajrami: Qeveria po i rehaton familjarët dhe të afërmit në ambasada
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka kritikuar Qeverinë për emërime të fam...
-
Rama përsëri i ngacmon VV’në me punët në kryeqytet: Fillimisht renderi, bageri dhe tash projekti
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka postuar disa fotografi për siç thotë...
-
Për një javë 18 raste të reja me fruth, nga prilli gjithsej 242 raste
Nga prilli, numri i mostrave për të konfirmuar fruthin janë shtuar në Institu...
-
Arrestohet një i mitur për kërcënimin terrorist ndaj muzeut në Moskë
Autoritetet ruse kanë arrestuar një të mitur në lidhje me një kërcënim të dys...






























