Lajme

Ipeshkvia kërkon përgjigje nga institucionet përgjegjëse për rastin e Don Shan Zefit

Autori: Gazeta inFokus 16:22 | 30 December 2017

Zyra e Ipeshkvit të Kosovës përmes një njoftimi për media, kërkon përgjigje nga institucionet përgjegjëse për rastin e keqpërdorimit të faqes së Don Shan Zefit. Nga ajo faqe, që mbante emrin e Zefit, fyheshin shqiptarët e fesë myslimane dhe përdorej gjuhë e urryese ndaj tyre.

“Ne që në shekuj kemi jetuar në errësirën e mosinformimit, tani po e gëzojmë mundësinë e mjeteve të reja të komunikimit shoqërorë, nëpërmjet të cilave shumëkujt i është dhënë mundësia të bashkëndajë mendimin edhe pamjen e vetë me publikun e gjerë.”, thuhet në njoftimin për media.

Ipeshkvia, thotë se për fat të keq, shpeshherë kjo mundësi është përdorur me synime qëllimkëqija, duke shpërndarë lajme të rreme ose për të degraduar njëri-tjetrin.

-Advertisement-

“Mirëpo, kur këto mjete përdoren me qëllim që të rrënojnë tolerancën dhe bashkëjetesën ndërfetare te ne, siç ishte rasti me meshtarin tonë të nderuar, Don Shan Zefin, atëherë ky keqpërdorim merr përmasa të një të keqe të madhe mes nesh. Për këtë arsye, kjo dukuri, kërkon një përgjigje adekuate nga institucionet përgjegjëse dhe gjithë shoqëria jonë”, thuhet në njoftim.

Me këtë rast, Ipeshkvia i fton të gjithë poseduesit e këtyre mjeteve, që para se të publikojnë ato, të kujdesen për të verifikuar burimin dhe vërtetësinë. “Njëkohësisht, i ftojmë të gjithë përdoruesit e këtyre mjeteve, të jenë vigjilent ndaj publikimeve të pavërteta e të mos bien pre e keqpërdorimeve të tyre”, shkruan më tej në deklaratën për media të dërguar nga Zyra e Ipeshkvit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?

Të tjera