Lajme

IOM: 1530 emigrantë të vdekur në 2017 gjatë kalimit të Mesdheut

Autori: Gazeta inFokus 08:41 | 27 May 2017

Organizata e Kombeve të Bashkuara për Migrimin (IOM) ka bërë të ditur se 1 530 emigrantë dhe refugjatë kanë humbur jetën sivjet gjatë kalimit të Mesdheut.

IOM-i njofton se 60 521 emigrantë dhe refugjatë kanë hyrë në Europë nga deti këtë vit, mbi 80 për qind e të cilëve mbërrijnë në Itali, ndërsa pjesa tjetër në Greqi, Qipro dhe Spanjës, theksoi Stephane Dujarric, zëdhënës i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres, në një konferencë të përditshme për shtyp.

\”Ky numër nuk përfshin rreth 6 000 veta që janë shpëtuar gjatë 72 orëve të fundit\”, tha Dujarric.

-Advertisement-

Ndërkohë, shifra prej 1 530 emigrantësh dhe refugjatësh që kanë humbur jetën në 2017-n është përafërsisht e njëjtë me atë të së njëjtës periudhë të vitit të kaluar.

Megjithatë, IOM-i paralajmëron se periudha me numrin më të madh të viktimave fillon tani, tha zëdhënësi i kreut të OKB-së.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Diplomon gjenerata e dytë e studentëve UNIK të UNI-të me diploma të fuqizuara nga Arizona State University
-Advertisement-

Të tjera