Sport

Inzaghi nuk i beson, Kristjan Asllani ka një kërkesë për drejtuesit e Interit

Autori: Gazeta inFokus 14:12 | 20 October 2022

Kristjan Asllani realizoi ëndrrën e tij të fëmijërisë për të luajtur një ditë me Interin, ekip për të cilin bën tifo që kur ishte fëmijë. Mesfushori shqiptar u transferua në merkaton e verës nga Empoli tek Interi, por aventura te nënkampionët e Italisë nuk po shkon siç duhet.

20-vjeçari ka përfutuar vetëm 180 minuta aktivizim mes kampionatit dhe Championsit, teksa as dëmtimi i Marcelo Brozovic nuk ka mjaftuar që të aktivizohet si titullar, me trajnerin Inzaghi që preferon të luajë me treshen Barella-Mkhitaryan-Calhanoglu në mesin e fushës.

TMW shkruan se Asllani nuk është i kënaqur me minutat e pakta tek Interi dhe në merkaton e dimrit pritet t’i kërkojë drejtuesve largimin nga Milano zikaltër. Lojtari i kombëtares shqiptare kërkon një ekip ku mund të luajë rregullisht, por duhet parë edhe qëndrimi i klubit italian, që e cilëson Asllanin një investim të rëndësishëm për të ardhmen.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera