Sport

Inzaghi: Kjo skuadër është favorit për Scudetto

Autori: Gazeta inFokus 18:16 | 08 September 2017

Philippo Inzaghi beson se Serie A këtë sezon do të ketë konkurrencë shumë të madhe se në vitet e fundit, por insiston se Juventus vazhdon të jetë favoriti kryesor.

Legjenda italiane, Philippo Inzaghi beson se Juventus vazhdon të jetë favorit në Serie A, pavarësisht përforcimeve që kanë bërë Milan, Inter dhe Roma.

Por, Inzaghi e pranon se Juventus këtë sezon do ta ketë më të vështirë se sa në sezonet e kaluara.

“Milan është përforcuar shumë, Inter ka marrë top lojtarë, ndërsa Roma ka bërë disa transferime shumë të mira”, tha Inzaghi për CalcioNews24.

-Advertisement-

“Mendoj që është një ligë e balancuar dhe definitivisht Juventus do ta ketë më të vështirë se sa në sezonet e kaluara. Por, ata vazhdojnë të jenë favoritë”.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera