Lajme

Me investimin në “Kosovën e Re”, nuk do të ketë asnjë të papunë në Obiliq

Autori: Gazeta inFokus 15:57 | 22 January 2018

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj gjatë vizitës së tij në KEK ka premtuar se po bëjnë maksimumin që të ketë energji gjatë tërë kohës.

Pas kësaj vizite, gjatë një prononcimi për media, Haradinaj ka thënë se nga prodhimi plotësohen 86 për qind e nevojave të energjisë në vend, duke thënë se gjendja po konsiderohet e qëndrueshme.

“Gjendja konsiderohet e qëndrueshme dhe i falënderoj të gjithë për një angazhim maksimal për të pasur rrymë pa ndërpre. Në raste të caktuar ka ndërprerje të energjisë dhe për këtë jemi në bisedime të vazhdueshme. Në disa raste arsyetimi është se ndërprerjet janë për shkak të prishjeve, por ka edhe arsye tjera. Po mundohemi maksimalisht që të përballohet gjendja e dimrit, me mundësi përmirësimi të mëtutjeshëm, duke mos ndikuar në rritjen e çmimit për qytetarët”, ka thënë Haradinaj.

-Advertisement-

I pyetur se a do të kompensohen të gjitha shtëpitë të cilat janë duke u rrënuar për shkak të zgjerimit të mihjes në fshatrat Hade dhe Shipitullë, Haradinaj premtoi se një gjë e tillë do të bëhet për të gjitha shtëpisë.

“Të gjitha do të kompensohen. Çdo shtëpi që është atje do të kompensohet”, ka thënë ai.

Ndërsa i pyetur nëse do të ketë rritje pagash për punëtorët e KEK, ashtu siç ka premtuar, Haradinaj tha se edhe këtë çështje e kanë diskutuar gjatë kësaj vizite dhe se po mundohen të gjejnë zgjidhje për këtë çështje.

“Diskutuam edhe për këtë çështje dhe se po mundohen të gjejnë një zgjidhje. Do ta shohim, jemi duke punuar që ta trajtojmë këtë temë seriozisht”, ka shtuar ai.

Ndërsa, sa i përket konkursit për të punësuar të gjithë banorët e fshatit Hade dhe Shipitull, Haradinaj tha se konkursi tashmë është hapur dhe iu dedikohet vetëm atyre, duke premtuar se nuk do të ketë devijim.

“Konkursi është për ta, i dedikohet atyre dhe nuk mund të devijohet. Njëkohësisht me investimet në Kosovën e Re jam i bindur se nuk do të ketë të papunë të paktën në Obiliq, por edhe në komunat tjera. Pra të gjithë ata që konsiderohen fuqi punëtore”, ka thënë ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Birra të ftohta e me shumë ZBRITJE veç në Viva Fresh!
-Advertisement-

Të tjera