Lajme

Investimi i BE-së në ngrohjen qendrore në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 09:14 | 21 October 2019

Zyra e BE-së gjatë ditës së sotme do të organizoj një vizitë në shkollën “Naim Frashëri”,  shkollë kjo e cila së shpejti do të lidhet me rrjetin e ngrohjes qendrore të ofruar nga Termokosi.

Momentalisht janë  duke u zhvilluar punime në vlerë prej 6 milionë eurosh në zëvendësimin e gypave ekzistuese, shkruan gazeta inFokus.

Kjo me qëllim të përmirësimit të cilësisë së furnizimit me ngrohje për konsumatorët ekzistues, si dhe për të zgjeruar furnizimin me ngrohje për klientët e rinj në Prishtinë.

-Advertisement-

Aktualisht janë në përfundim punimet për të lidhur lagjen Kalabria, kopshtin e fëmijëve “Buzëqeshja”, Fakultetin e Arkitekturës dhe Stacionin policor nr. 2.

Në lagjen Dardania janë zëvendësuar disa prej gypave dhe nënstacioneve të vjetra, ndërsa në Bregun e Diellit pothuajse kanë përfunduar punimet në zëvendësimin e gypave për të përmirësuar cilësinë e furnizimit me ngrohje.

Vitin e ardhshëm punimet do të vazhdojnë me shtrirjen e rrjetit në lagjen Mati.

Sipas programit IPA 2015, Zyra e BE-së në Kosovë mbështet më tej zhvillimin e infrastrukturës energjetike në vend përmes përmirësimit të rrjetit të ngrohjes qendrore në Prishtinë, si dhe të impiantit të ri të ngrohjes me biomasë në Gjakovë, me vlerë prej gjithsej 21 milionë euro./Gazeta inFokus/.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera