Lajme

Invalidët e luftës nesër në protestë para Qeverisë

Autori: Gazeta inFokus 17:09 | 09 May 2017

Disa invalidë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë paralajmëruar për nesër një protestë para ndërtesës së Qeverisë.

Me anë të një thirrje nëpërmjet Facebook-ut grupi i invalidëve bëjnë thirrje te invalidët dhe veteranët e luftës që t’i përgjigjen kësaj proteste siç thuhet për të kërkuar të drejtat e tyre.

Nesër me datën 10 .05.2017 në orën 10 protestë e qetë para Qeverisë ku kërkojmë që të na bashkëngjiten bashkëluftëtarët, bashkëveprimtarët, populli nëse e vlerësoni çdo pikë gjak të invalidëve”, thuhet në thirrjen që është bërë në Facebook.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC
-Advertisement-

Të tjera