Lajme

Intervistohen pesë kandidatët për Kryeprokuror të Shtetit

Autori: Gazeta inFokus 20:17 | 18 March 2022

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka organizuar procesin e intervistimit të kandidatëve për Kryeprokurorë të Shtetit.

Paneli vlerësues në përbërje: Jetish Maloku, Kryesues i KPK-së dhe i këtij paneli, si dhe anëtarët e KPK-së, po ashtu anëtarë të këtij paneli,  prokurorët Arjana Shajkovci, Bedrije Syla-Alshiqi, Armend Zenelaj dhe Jovo Radoviq, sot kanë intervistuar pesë kandidatët që kanë aplikuar dhe janë konfirmuar për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit.

Sipas komunikatës së KPK-së, secili nga kandidatët ka pasur në dispozicion 45-60 minuta kohë për t’u përgjigjur në pyetjet e pesë anëtarëve të komisionit.

-Advertisement-

“Procesi i intervistimit është monitoruar nga përfaqësues të shoqërisë civile dhe partnerët ndërkombëtarë, ndërsa të gjitha intervistat janë xhiruar nga Radiotelevizioni i Kosovës dhe nesër e shtunë, 19 mars 2022, të njëjtat do të transmetohen nga ky medium publik”, thuhet në komunikatë.

Pas përfundimit të intervistës, secili nga anëtarët e Panelit vlerësues ka bërë në mënyrë të pavarur poentimin e kandidatëve, ndërsa pas kalkulimit të të gjithë poenëve, në prani edhe të monitoruesve të këtij procesi, kandidatët janë renditur si në vijim:

 

  1. Blerim Isufaj;
  1. Shqipdon Fazliu;

 

  1. Kujtim Munishi;

 

  1. Armend Hamiti;

 

  1. Lulzim Sulejmani.

“Në pajtim me Rregulloren nr. 06/2019 për emërimin e Kryeprokurorit të Shtetit dhe kryeprokurorëve të prokurorive të Republikës së Kosovës, paneli vlerësues, brenda pesë ditëve nga dita e përfundimit të procesit të vlerësimit do t’i njoftojë kandidatët me poentimin përfundimtar dhe poentimin individual të anonimizuar nga secili anëtar i Panelit vlerësues, bashkë me arsyetimin për secilën kategori poentuese”, thuhet në komunikatën e KPK-së.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Birra të ftohta e me shumë ZBRITJE veç në Viva Fresh!
-Advertisement-

Të tjera