Lajme

Intervistohen, më pas lirohen të dyshuarit e sulmit me vezë ndaj Hotit

Autori: Gazeta inFokus 11:48 | 26 February 2020

Policia e Kosovës ka intervistuar dy persona të dyshuar që kanë sulmuar me vezë, zëvendëskryeministrin Avdullah Hoti, të shtunën afër ndërtesës së Qeverisë.

Mirëpo të dyshuarit janë liruar pas intervistimit.

Kështu ka thënë,  zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti.

-Advertisement-

“Lidhur me rastin e sulmit Policia ka intervistuar dy persona të përfshirë në rast. Të njejtit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt”, ka thënë Ahmeti.

Për sulmin ndaj zëvendëskryeministrit Hoti, ka pasur reagime të shumta.

Përveç zyrtarëve të partive politike në Kosovë, për sulmin ndaj Hotit ka reaguar edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett.

“Kjo nuk është shaka, dhe ata që bëjnë dhunë dhe ata që e inkurajojnë atë duhet ta konsiderojnë dëmin për reputacionin e Kosovës.

Respektoni demokracinë. Bisedoni me njëri-tjetrin”, ka shkruar Kosnett në një postim në Twitter

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera