Rozë

Intervista e parë me të dashurin turk, Genta Ismajli flet për planet e dasmës: Dua të bëhem nënë (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 13:01 | 10 February 2020

Këngëtarja e dashur për publikun, Genta Ismajli, është duke jetuar historinë e saj më të bukur të dashurisë. Prej disa muajsh, ajo ka zbuluar se është në një lidhje dashurie me biznesmenin turk, Hysen Usta.

Së fundmi, Genta dhe Hysen, kanë dhënë një intervistë të përbashkët për “Prive”, ku kanë zbuluar si janë njohur dhe planet e së ardhmes.

Këngëtarja e njohur ka treguar se ajo dhe Usta janë njohur në një restorant dhe ishte dashuri me shikim të parë. Bukuroshja shtoi se i pëlqen shumë fakti që partneri ia shpreh dashurinë publikisht dhe tregoi unazën me të cilën Usta i ka propozuar për martesë.

-Advertisement-

Madje gjatë intervistës, Genta dha edhe lajmin e bukur se mendon të bëhet nënë. “Definitivisht dua të bëhem nënë. Jam duke menduar të bëhem nënë, është ndër dëshirat e mia më të mëdha”, tha ajo.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera