Interpoli: Në kohën e virusit, droga po shpërndahet me kuti picash!
Autori: Gazeta inFokus
10:39 | 01 Maj 2020
Bandat kriminale po përdorin postierët e ushqimit të shpejtë për të shpërndarë substanca narkotike, njoftoi Organizata Ndërkombëtare e Policisë (INTERPOL).
Kokaina, marihuana, ketamina dhe ekstazia janë ndër substancat të cilat vendosen në kuti picash ose në mbështjellës tjerë të ushqimit, tha Interpol. Këto raste janë identifikuar në vende si Malajzia, Spanja dhe Britania e Madhe. Agjencia lëshoi një “njoftim” për të paralajmëruar 194 agjencitë e saj anëtare për “këtë formë të re të kriminalitetit”.
Dërgesat nga postierë të ushqimit bëhen përmes biçikletave, motoçikletave ose makinave.
“Në një rast në Malajzi, një postier për shpërndarjen e ushqimit e kontaktoi policinë dhe kërkoi që paketa e tij e ushqimit të kontrollohej pasi ishte e dyshimtë”, tha Interpol.
Në Spanjë, shtatë persona u arrestuan pasi u paraqitën si postierë të dërgesave të ushqimit por atyre iu gjet drogë nëpër çanta. Në Irlandë, policia gjeti tetë kilogramë kokainë dhe dy pistoleta të fshehura në kuti picash.
“Ndërsa kriminelët vazhdojnë t’i përshtatin aktivitetet e tyre në botën me COVID-19, paralajmërimet e Interpolit janë mjete që u mundësojnë organeve policore në të gjithë botën të mësojë nga sukseset e njëri-tjetrit dhe të adresojë ndryshimin e modeleve të krimit”, tha Stephen Kavanagh, drejtori ekzekutiv i Interpolit.
Shumë vende kanë marrë masa të rrepta izolimi për të parandaluar përhapjen e koronavirusit të ri dhe në një pjesë të tyre, lejohen blerjet online dhe dërgimi I ushqimit në shtëpi.

T� tjera
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...
-
Koçi pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Në një shtet normal do të kishte dorëheqje deri në nivelet më të larta politike dhe të drejtësisë
Avokati Arianit Koçi ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke k...
-
Smajli: Për herë të parë nga 2010-ta arrin në 8 numri i grave që u vranë për 1 vit
Gazetarja Hateme Smajli ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Sylaj Zekajt në Pej...
-
Vràsja e Arlinda Zekajt, të mërkurën protestë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë
Pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, për të mërkurën është p...
-
Ende asnjë reagim nga Koordinatorja Kombëtare për Mbrojtjen e Grave nga Dhuna
Koordinatorja kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave d...
-
“As vràsjes time nuk pres t’i përgjigjeni” – Letra që Arlinda Zekaj, e vràrë mbrëmë me sëpatë, ia kishte drejtuar kryetarit të Gjykatës në Pejë
Arlinda Zekaj, 49-vjeçarja që u vra të dielën në Vitomiricë të Pejës, kishte ...
-
PDK e LDK kërkojnë raportim urgjent nesër të kryesuesve të KPK-së dhe KGJK-së
Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratik e Kosovës, kanë kërkuar që...
-
Presidentja kërkon hetim urgjent për gruan që u vra në Pejë: Çdo dyshim për dështim, të marrë përgjigje
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka reaguar ashpër pas vrasjes së...
-
Tentim-vras*je në Prishtinë, një person përfundon në spital
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur në Pris...
-
Kryeprokurori i Shtetit kërkon raport për trajtimin e rasteve të Arlinda Zekajt
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka ndërmarrë veprime konkrete instit...
-
Policia thotë se Arlinda u kthye në shtëpi me dëshirën e saj, avokatja e kundërshton: “Nuk ka qenë vullneti i viktimës!”
Policia e Kosovës deklaroi se Arlinda Zekaj, e cila u vra mbrëmjen e 25 tetor...
































