Lajme

Interpol për Radoiçiqin: Nuk lëshojmë urdhëarreste, i shpallim personat në kërkim

Autori: Gazeta inFokus 13:16 | 07 December 2023

Ministri për Kthim dhe Komunitete, Nenad Rashiq, tha gjatë ditës për Klan Kosova se është lëshuar një urdhërarrest nga Interpoli ndaj Milan Radoiçiqit, organizatorit kryesor të agresionit të Banjskës më 24 shtator ku u vra polici i Kosovës, Afrim Bunjaku.

Organizata ndërkombëtare policore Interpol tha se ata nuk lëshojnë urdhërarreste, por vetëm “njoftime të kuqe”.

“Interpol lëshon alarm ndërkombëtar, të njohura si ‘Red Notice’ (Njoftimi i Kuq), duke i shpallur personat në kërkim”, thuhet në përgjigjen për Klankosova.tv.

-Advertisement-

Derisa rreth rastit të ish-nënkryetarit të Listës Serbe, thanë se nuk i komentojnë rastet individuale.

Në ueb-faqen e Interpolit, thuhet se një “Njoftim i Kuq” është një kërkesë për zbatimin e ligjit në mbarë botën për të gjetur dhe arrestuar përkohësisht një person në pritje të ekstradimit, dorëzimit ose veprimeve të ngjashme ligjore.

“Një njoftim i kuq nuk është një urdhër arresti ndërkombëtar”, thotë Interpoli.

Më tej sqaron se individët kërkohen nga vendi anëtar kërkues, ose gjykata ndërkombëtare. Vendet anëtare thuhet se zbatojnë ligjet e tyre për të vendosur nëse do të arrestojnë një person.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home dhe Prince Caffe: Sponsor të përgjithshëm të Sunny Hill Festival
-Advertisement-

Të tjera