Lifestyle

Interneti në shtëpi është i ngadaltë? Mjafton ky truk i thjeshtë për të mos ‘vuajtur’ më

Autori: Gazeta inFokus 11:04 | 09 October 2023

Imagjinoni një mbrëmje të rehatshme në shtëpi, ku ju keni vendosur që të shihni një film që ju pëlqen shumë. Keni para syve një tavolinë të mbushur plot me ushqime të shijshme dhe pije, ndërkohë që bëheni gati për t’u rehatuar në divan. Ka vetëm një problem, valët e Wi-Fi duken të ngadalta.

Të telefononi shërbimin e klientit është vetëm njëra anë e medaljes, për ndonjëherë zgjidhja mund të gjendet në sirtarët e kuzhinës suaj, letra e aluminit që përdorni për gatime të ndryshme. Po, po e lexuat mirë! Duket se për ata persona që e kanë zbuluar këtë truk, nëse ju vendosni pak letër alumini pas pajisjes së interneti, sinjali i wirless-it do të shtohet.

Mënyra se si funksionon ky truk është i thjeshtë. Ju duhet të bëni një topth me letër alumini dhe ta vendosni pas pajisjes së internetit, që çon valët e wirless-it tek telefonat, kompjuteri dhe pajisjet e tjera elektronike. Duke e vendosur letrën e aluminit, kjo bën të mundur shpërndarjen dhe bërjen më efektive të sinjaleve të Wi-Fi, por kryesorja, ana me shkëlqim e fletës së aluminit do të pasqyrojë rrezet që vijnë nga antena dhe do t’i drejtojë ato në vendin e caktuar.

-Advertisement-

Forcimi i shpejtësisë së Wi-Fi nuk është përfitimi i vetëm i këtij truku të dobishëm, ai gjithashtu mund të rrisë sigurinë tuaj në internet, sipas studiuesve. Duke kufizuar shtrirjen e rrezeve të Wi-Fi tuaj në zonat ku e përdorni në të vërtetë, mund të zvogëloni rrezikun që hakerët të kenë akses në sinjal dhe të përpiqen të vjedhin të dhënat tuaja. Studiuesit shpkegojnë:

Ky izolim fizik i sinjaleve me valë shërben si një metodë plotësuese për masat ekzistuese të sigurisë së rrjetit, siç është enkriptimi dhe kështu rrit pengesën për hakerët.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Birra të ftohta e me shumë ZBRITJE veç në Viva Fresh!
-Advertisement-

Të tjera