Auto&Tech

Interieri “si në parajsë” i Mercedes GLE (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 13:39 | 11 May 2017

Kompania e njohur TopCar përsëri është marrë me modifikimin e modelit Mercedes GLE, ku ndër të tjera dizajnerët e saj kanë zgjedhur ngjyrën e bardhë për interier (“Monochromatic White”), për dallim nga modeli standard që ka interier me ngjyrë të kuqe “Red Crocodile”).

Ngjyra e bardhë gjendet pothuajse në tërë interierin prej lëkure të këtij modeli, duke filluar nga ulëset me qepje nga diamanti, timoni, pjesët anësore, tavani, paneli i përparmë, si dhe deri te tepihët, transmeton Koha.net.

Gjithashtu, pamja e re e interierit të Mercedes GLE karakterizohet edhe me disa detaje nga druri dhe disa detaje tjera me ngjyrë të zezë në mënyrë që të thyejnë pak mbizotërimin e ngjyrës së bardhë.

-Advertisement-

Mbetet vetëm pyetja se si e gjithë kjo është praktike për mirëmbajtjen, veçanërisht nëse pronari/pronarja e këtij modeli do të vozisë shpesh së bashku me fëmijët brenda ose kafshët shtëpiake.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera