Sport

Interi triumfon edhe në ‘Guiseppe Meazza’ ndaj Ludogoretsit

Autori: Gazeta inFokus 23:01 | 27 February 2020

Interi e ka fituar edhe duelin kthyes ndaj Ludogoretsit me rezultat 2-1 dhe ka kaluar në 1/8 e finales së Ligës së Evropës, shkruan Gazeta inFokus.

Në duelin e zhvilluar në stadiumin ‘Guiseppe Meazza’ në Milano, të besuarit e Antoni Contes arritën të kalonin në fazën tjetër.

Golat për ‘Zikaltërit’ i shënuan Cristiano Biraghi dhe Romelu Lukaku, ndërsa golin e vetëm për mysafirët e realizoi Cauly Oliveira-Souza.

-Advertisement-

Me rezultat të përgjithshëm 4-1 Interi ka kaluar në 1/8 e finales së Ligës së Evropës./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera